Grupet e të drejtave të njeriut, në bashkëpunim me artistin gjerman Volker-Johannes Trieb, kanë ekspozuar 6500 thasë me rërë që duken si top futbolli përpara selisë së FIFA-s në Cyrih.
Ata e bëjnë këtë si protestë kundër zhvillimit të Kupës së Botës në Katar. Topat janë shtypur me tekstin ‘ndërgjegje botërore, je një njollë turp’.
Artisti Volker-Johannes Trieb, i cili inicoi protestën, tha se punëtorët “trajtoheshin si skllevër” dhe se ata “po vdisnin nga nxehtësia.
“Shumë mijëra njerëz vdiqën në Katar duke ndërtuar stadiume për Kupën e Botës. Ata trajtoheshin si skllevër dhe vdisnin nga vapa, rraskapitja ose mungesa e masave të sigurisë. Kjo u pranua nga FIFA dhe qeveria në Katar”, ka thënë Trieb në një deklaratë.
Sipas The Guardian, rreth 6500 punëtorë kanë vdekur në ndërtimin e stadiumeve.
Sipas autoriteteve të Katarit, kjo shkallë vdekshmërie nuk është e lartë, duke qenë se në Lindjen e Mesme janë rreth 1.4 milionë punëtorë nga Azia Juglindore.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...