Data 2 Prill shënon edhe nisjen e muajit të Ramazanit, një muaj i shenjtë për besimtarët myslimanë anembanë globit, që do të përfundojë pikërisht më 2 maj me festën e Fiter Bajramit.
Të gjithë besimtarët myslimanë, që do të agjërojnë këtij muaji, do të duhet të ushqehen deri mes orës 4-5 të mëngjesit (ndryshon nga dita në ditë) dhe më pas të ndalin agjërimin rreth orës 19-20 të mbrëmjes.
Natyrisht mes agjëruesve të shumtë, nuk bëjnë përjashtim as futbollistët besimtarë, të cilët shpesh luajnë jo vetëm ndërkohë që janë duke agjëruar, por detyrohen të qëndrojnë në fushë edhe në kohën kur duhet të ndalin agjërimin.
Gjithsesi vitin e kaluar, në Premier League, por edhe kampionate të tjera, u aplikua një ndërprerje 2-3 minutëshe me marrëveshje nga kapitenët e skuadrave, për t’u dhënë mundësi futbollistëve që agjërojnë, të mund të konsumojnë diçka brenda orarit të paracaktuar.
Natyrisht nuk bëhet fjalë për një rregullore të shkruar nga organizatorët, por një marrëveshje informale, që bëhet e ditur se do të aplikohet edhe gjatë këtij sezoni, ku të paktën 9 ndeshje luhen në mbrëmje, ekzaktësisht në orarin kur besimtarët duhet të ndërpresin agjërimin.
Edhe këtë sezon në Premier League pritet të veprohet po njësoj, me skuadrat që do të shfrytëzojnë daljen e topit jashtë vijave, për të ndalur lojën për pak momente, në mënyrë që futbollistët besimtarë të mund të konsumojnë ushqim të shpejtë apo pije.
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin