Barcelona është në kërkim të sulmuesit të Arsenalit, Alexandre Lacazette.
Sipa raportimeve nga Diario Sport, të cilët pretendojnë se Blaugranët janë të vendosur të rekrutojnë një qendërsulmues vdekjeprurës këtë verë.
Lacazette do të jetë agjent i lirë në fund të sezonit.

Kjo, natyrisht, me kusht që ai të mos rinovojë marrëveshjen e tij aktuale me Arsenalin. Topçinjët me sa duket po përgatisin një ofertë kontrate për francezin, por deri më tani negociatat nuk kanë dhënë fryt.
Kjo është arsyeja pse Barcelona është e lidhur me të, si dhe skuadra franceze, Olympique Lyon.
Lacazette ka kontribuar me gjashtë gola dhe tetë asistime në 29 ndeshje që ai ka luajtur nën drejtimin e Mikel Artetas këtë sezon.
Ai iu bashkua Arsenalit nga Lyon për 53 milionë euro në vitin 2017./Arbresh.info
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...