Danimarka ka njoftuar se do të vërë në dispozicion të NATO-s një batalion prej 800 trupash ushtarake në shtetet baltike për shkak të kërcënimit rus.
Vendi nordik ka dërguar tashmë rreth 200 njerëz dhe avionë luftarakë në Estoni dhe Lituani, transmeton portal arbresh.info
“Ne tashmë jemi në terren, por jemi duke bërë ende më shumë”, tha kryeministrja Mette Frederiksen në një konferencë shtypi.
“Kjo është arsyeja pse qeveria do të propozojë dërgimin e një batalioni me rreth 800 ushtarë në vendet baltike,” tha ajo në një konferencë kushtuar ndihmës daneze në krizën ukrainase.
Batalioni është tashmë në gjendje gatishmërie dhe mund të dërgohet në rast nevoje.
NATO duhet të bëjë një kërkesë zyrtare që Danimarka të jetë në gjendje të dërgojë ato trupa në terren, shtoi kryeministrja.
Fredriksen do të jetë në Estoni, Letoni dhe Lituani të mërkurën dhe të enjten me kryetarët e partive daneze për të vizituar trupat daneze.
Lajmi vjen pas një fjalimi të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të martën në parlamentin danez, ku ai falënderoi Kopenhagen për ndihmën e saj.
Danimarka, si shumë vende tjera europiane, ka dërguar armë në Ukrainë për të ndihmuar forcat ukrainase që të mbrohen nga pushtimi rus./arbresh.info/
Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...