Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF mbajtën tryezën e diskutimit me temë: “Integrimi i politikave dhe shërbimeve për trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve, me fokus në shkollë”.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte diskutimi mbi modelet e integrimit të politikave dhe shërbimeve për parandalimin dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se në këtë tryezë fjalë rasti mbajtën: Ardian Gola, Kryetar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Larissa Bruun, Zyra e UNICEF në Kosovë dhe Petrit Tahiri, Anëtar i Bordit të KOMF.
Përderisa, pjesë e panelit të diskutimit ishin: Eldin Gashi, nxënës, Ymret Rushiti, Kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Samir Shahini, Kryetar i Kolegjiumit për Arsim – Asociacioni i Komunave, Blerim Shabani, Kryetar i Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale dhe Nilgyn Kosova, Policia e Kosovës.
“Disa prej rekomandimeve kryesore që u adresuan nga pjesëmarrësit në këtë tryezë ishin rritja e raportimit të rasteve të dhunës, rritja e monitorimit dhe llogaridhënies të ofruesve të shërbimeve, ofrimi i shërbimeve të integruara në mes të sektorit të arsimit, shërbimeve socaile dhe shëndetësisë, rritja e numrit dhe kapaciteteve të psikologëve, pedagogëve dhe stafit mbështetës në shkolla, miratimi i Grantit të Vecantë për shërbime sociale dhe, aplikimi i programeve për prindërim të mirë”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga KOMF. /arbresh.info/
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...
Harry Kane vendimtar – Bayerni fiton dhe siguron fazën...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten