Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës pasi disa gra janë paraqitur me shenja helmimi në spital. Gratë, të cilat kanë shfaqur simptoma të ngjashmë: diarre dhe të vjella, punojnë në kompani në autostradën Tiranë-Durrës. Dyshohet se shkak për helmimin e tyre është përdorimi i kimikateve në punë.
“Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Deri më tani në spital janë paraqitur 5 gra, por numri i punonjëseve është më i madh./lapsi/
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga