Ylli i ShBA-ve, Giovanni Reyna ‘bënë Messin’ duke dribluar pesë lojtarë të Meksikës
Mbështetësit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe tifozët neutral të futbollit janë tërbuar nga Giovanni Reyna pasi talenti bëri disa veprime magjike në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Meksikës në mëngjesin e sotëm.
Ekipi kombëtar i ShBA-ve nuk arriti më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Meksika në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Megjithatë, mysafirët patën më shumë nga loja dhe kohe pas kohe lojtarët amerikan u përkujdesen të dhurojnë spektakël.
FINAL:
?? MEX 0 – 0 USA ??#MEXvUSA pic.twitter.com/SKiWF0IBOg
— U.S. Soccer Men's National Team (@USMNT) March 25, 2022
Njëri nga ta padyshim se ishte talenti i Borussia Dortmund, Giovanni Reyna, i cili ka ‘vjedhur’ vëmendjen e të gjitha me disa driblime të njëpasnjëshme.
19-vjeçari, djali i ish-mesfushorit të Rangers, Sunderland dhe Manchester City, Claudio Reyna, dribloi pesë lojtarë meksikanë me një ecuri të çmendur pasi u fut në lojë si zëvendësues në pjesën e dytë.
Sulmuesi anësor i Dortmundit mori topin jashtë zonës së tij në minutën e 75-të dhe menjëherë filloi depërtimin e tij me një vrapim të shpejtë.
Catch Gio Reyna if you can ?
(via @USMNT) pic.twitter.com/DPTjgam4IK
— B/R Football (@brfootball) March 25, 2022
Ai vazhdoi vrapimin e tij përpara, duke dribluar dy lojtarë të tjerë meksikanë në mes të fushës.
Pasi ngriti sytë dhe pa mbështetje të kufizuar nga bashkëlojtarët, Reyna vazhdoi vrapimin e tij, duke u përballur edhe me tre mbrojtës të tjerë përpara se të ‘zhdukej’ përfundimisht me një driblim.
Veprimet e tij kanë bërë që të gjithë të flasin për talentin e Reynas, i cili tashmë ka pushtuar rrjetet sociale. /Telegrafi/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...