Futbollisti i talentuar kosovar, Orges Bunjaku ka qëndruar sot në FFK, ku është pritur nga presidenti Agim Ademi dhe KE i FFK-së.
Në këtë takim është zyrtarizuar vendimi i lojtarit për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.
Bunjaku ka lindur në Zvicër dhe deri tash ka përfaqësuar këtë shtet në të gjitha ekipet kombëtare të grupmoshave.
Megjithatë, tani ka vendosur ta dëgjojë zemrën dhe ta përfaqësojë vendlindjen e prindërve të tij. 20-vjeçari aktualisht luan në kategorinë e dytë të futbollit francez, Grenoble, ku u transferua nga skuadra e njohur zvicerane, Basel.
Presidenti Ademi e përgëzoi Orgesin për vendimin e marrë dhe i shprehu mirëseardhje në ekipin dardan, derisa falënderoi edhe prindërit e tij dhe të gjithë lojtarëve tjerë që i kanë rritur dhe edukuar fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë.
Ndërkaq, Orges Bunjaku falënderoi presidentin Ademi për interesimin e vazhdueshëm dhe u shpreh i lumtur që në të ardhmen do ta përfaqësojë vendin e prindërve të tij.
Ai theksoi se e pret me padurim ditën kur do ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe do të jap maksimumin e tij për t’i arritur objektivat./arbresh.info/
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...