Giresse thotë se forma e mirë, joshë lojtarët e rinjë të vijnë

11:29 | 21 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse është deklaruar për lojtarët e rinj do të ftohen te Kosova në të ardhmen dhe çfarë do të bëjë për t’i bindur që të vijnë.

Ai tha se do të përdorin çdo mjet për t’i bindur lojtarët e rinj që të zgjedhin fanellën e Kosovës.

“Ideja është që në skuadër të kemi sa më shumë potencial dhe kjo pyetje më është bërë edhe në përfaqësueset e tjera ku kam qenë”, ka thënë Giresse.

“Ky aspekt nuk është neglizhuar as në të kaluarën nga FFK-ja dhe është bërë punë e madhe në afrimin e lojtarëve të rinj”.

“Ne do të japim maksimumin për t’i bindur lojtarët që të vijnë të përfaqësojnë vendin e tyre dhe do të përdorin secilin mjet për të realizuar ardhjen e tyre”.

“Njëra prej gjërave që do të ndikojë në këtë aspekt është edhe performanca jonë që do t’i joshë ata që të vijnë këtu”.

“Nga ana tjetër është edhe një problem tjetër me lojtarët e rinj që luajnë në ligat tjera ndërkombëtare siç është Zvicra që synon t’i biond ata që të luajnë atje”, përfundoi tekniku francez.

Shpërndaje në rrjete sociale