Në vazhdën e takimeve me ambasadorët e vendeve partnere, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur dje në takim, ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.
Me këtë rast, Ministri Mehaj me Ambasadoren Butel kanë diskutuar për zhvillimet e reja gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tyre në rajonin tonë.
Gjithashtu ai e ka njoftuar ambasadoren me interesimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Francën në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në funksion të interesave të përbashkëta, si dhe paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Gjithashtu Ministri Mehaj ka ritheksuar synimet e Kosovës për integrime euroatlantike duke kërkuar edhe mbështetjen e Francës, si vend shumë i rëndësishëm i Aleancës Veriatlantike dhe Bashkimit Evropian./arbresh.info/

Nis seanca për çmimin dhe faturimin e rrymës, Haxhiu kritiko...
Shala i PDK-së: Sektori i energjisë në Kosovë në gjendje të ...
KE i FSHF-së miraton investimin për “Air Albania”...
Haradinaj: Kurti vendosi të shkojë në zgjedhje kur e bëri Qe...
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...