Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (FSP-PTK), ka njoftuar se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese edhe Gjykata e Apelit e Kosovës ka marrë Aktvendim për anulimin e aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës PPP.nr.1486/19 i datës 06.07.2020 dhe çështja kthehet të njëjtës gjykatë në procedim të serishëm.
Sipas FSP-PTK marrëveshja në mes Dardafon (ish-Zmobile) dhe Telekomit të Kosovës është marrëveshje që ka zhvatë Telekomin e Kosovës dhe kanë përfituar vetëm grupe të interesit dhe në dëme të pasurisë së qytetarëve, shkruan arbresh.info.
“Ju njoftojmë se, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese edhe Gjykata e Apelit e Kosovës merr Aktvendim për anulimin e aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës PPP.nr.1486/19 i datës 06.07.2020 dhe çështja kthehet të njëjtës gjykatë në procedim të serishëm. FSP-PTK edhe njëherë ju bën thirrje të gjitha Institucioneve të Republikës së Kosovës që të hetoni nga fillimi nënshkrimin e kësaj kontrate për demet financiare që janë shkaktuar Telekomit të Kosovës dhe të vazhdon me kontratat të tjera që kanë qenë dhe janë zhvatje e buxhetit të Telekomit të Kosovës”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

Njoftimi i plotë:
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...