Ambasadori i Rusisë në Bosnjë-Hercegovinë, Igor Kalbukhov, paralajmëroi se Moska e ka një përgjigje në rast se shteti ballkanik vendos të anëtarësohet në NATO.
Në një intervistë në televizionin “FTV”, Kalbukhov është shprehur: “Nëse Bosnjë-Hercegovina vendos të bëhet anëtar i diçkaje, ajo është çështje e brendshme. Tjetër gjë është reagimi ynë. Në rastin e Ukrainës, treguam se çfarë ndodh. Nëse ka kërcënime, ne reagojmë”.
Sipas ambasadorit rus, është Perëndimi ai që përbën kërcënim për Bosnjën: “Nuk kemi asnjë plan. Nuk fusim hundët në çështjet e brendshme të vendeve të tjera. Ne thjesht do të përgjigjemi duke analizuar situatën strategjike dhe gjeopolitike”.
Ndërkohë, nuk vonoi edhe përgjigjja ndaj deklaratave të ambasadorit rus. Presidenti i turnit, kroati Zeljko Komsic, dënoi “me shumë forcë” fjalët e diplomatit rus.
“Mesazhi i ambasadorit rus mbi reagimin e Rusisë, duke na treguar shembullin e Ukrainës, është kërcënim i pastër dhe diçka e papranueshme për Bosnjë-Hercegovinën. Fjalët e tij nuk janë kërcënim vetëm për ne, por për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha Komsic.
Edhe ambasada e Bashkimit Europian në Bosnjë kritikoi fjalët e diplomatit rus, duke i quajtur “të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe të papranueshme”, duke shtuar se “asnjë vend i tretë nuk ka zë në marrëveshjet e sigurisë mes NATO-s dhe shteteve sovrane”./A2CNN/
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...