Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se kryeministri i Kosovës do të duhej ta kishte pagën mbi 5 mijë euro.
Ai ka treguar arsyet se pse kreu i ekzekutivit në Kosovë do të duhej ta ketë një pagë të tillë.
Kelmendi thotë se sipas kësaj matematike do ta rregullohej edhe paga minimale në vend, e cila do të duhej të bëhej 700 euro, e kjo do të ndikonte edhe tek të rinjtë për të mos e braktisin Kosovën.
“Paga e kryeministrtit edhe presidentit është mizore. Çka do me bë kryeministri me të? Kryeministri duhet me bë një pushim të mirë”, tha Kelmendi për Kanal10.
“Atij [kryeministrit] do të duhej t’i garantohej një pagë në vlerë të 5 mijë eurove. Kryeminstri krijon politika dhe e mban krejt politikat ekonomike të një shteti. Nëse kryeministri e ka pagën 5 mijë, atëhere kam me tentuar që paga minimale mos të jetë më pak se 700 euro. Nëse kishte me arritur ta bënte pagën minimale 700 euro nga Kosova nuk do të ikte askush”, tha Kelmendi.
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...