Ndërtesat shëndetësore po bëhen shënjestër e luftës, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë, teksa tha se sistemi shëndetësor i Ukrainës “është në prag të shkatërrimit”, shkruan CNN.
OBSH ka verifikuar 43 sulme ndaj spitaleve dhe ndërtesave shëndetësore në Ukrainë dhe 46 të tjera në konfliktet e tjera në botë. Sipas kësaj organizate, ky është niveli më i lartë i sulmeve ndaj objekteve shëndetësore, sulme që janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
Mike Ryan, drejtor i programit për emergjenca shëndetësore në OBSH, tha se është “e papranueshme” që sulmet ndaj sistemit shëndetësor “po bëhen pjesë e strategjisë dhe taktikave të luftës”.
“Sistemi shëndetësor në Ukrainë që është në prag të shkatërrimit, por performon jashtëzakonisht mirë, por duhet të mbështetet, të forcohet, t’i jepen mjetet bazë për të shpëtuar jetë”, tha ai.
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...