Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që të shihet mundësia me Bankën Qendrore që të ndihmohen qytetarët që kanë obligime bankare, në këtë kohë të krizës, pas rritjes së çmimeve.
“Me pa mundësinë me Bankën Qendrore që njerëzve me ja mundësu tre muajt e ardhshëm, prill, maj, qershor, mos me i pagu kreditë. Me u shty tre muaj në fund. Por, këta tre muaj me pas një mirëkuptim me bankat, me gjetë mundësinë si mos me ju ndiku negativisht”, deklaroi Krasniqi në një intervistë në T7.
Sipas tij, për tre muaj, njerëzit me pasë mundësinë që ato këstet e kredive me i shpenzu për mirëqenien e tyre sepse pasiguria është rritë./arbresh.info/
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...