Gazetarja, Salie Osmankaq ka reaguar e revoltuar ndaj Komunës së Prishtinës.
Përmes një postimi në facebook, Osmankaq ka shprehur pakënaqësinë e saj për ngritjen e tarifës së taksive në Prishtinë.
Postimi i plotë:
Alo Komuna e Prishtinës,
Jo jo, Taxi nuk është udhëtim luksi. Është nevojë bazike, sepse veç tjerash, Komuna nuk ofron linja autobusi urban nëpër gjithë qytetin.
-Ju e dini që ka lagje, e rrugë me banim të dendur, nëpër të cilat autobusi urban nuk ka kaluar kurrë.
-Ju nuk e keni zbritur tarifën filletare prej 1.50 euro, as kur çmimi i naftës ishte 90 centë. E tash për biznesin e kujt po krijoni privilegje në kurriz të xhepit të qytetarëve?!
– Çmimi i naftës vazhdimisht lëvizë në treg. Dje, ishte 1.50. Nesër mund të ndryshojë sërish.
– NUK do të ketë mungesë të naftës në treg, JO. Këtë karrem nuk e hanë qytetarët.
-A mendoni se do të vijnë sërish zgjedhjet lokale. Vendimet për zyrtarizimi të rritjes së çmimeve do t’ua përplasin për fytyre qytetarët, tek kutitë e votimit.
-Anulojeni këtë vendim, sa më parë!./arbresh.info/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...