Ka nisur protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe produkteve të shportës në vend.
Qytetarët janë mbledhur këtë pasdite në sheshin para Kryeministrisë.
Kjo është dita e gjashtë e protestës së qytetarëve shqiptarë. Gjatë fundjavës ajo ishte masive, ku me mijëra u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sakaq, protesta janë zhvilluar edhe në disa qytetet të tjera të vendit. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar miratimin e një pakete për shtresat në nevojë, me qëllim përballimin e krizës.
Ndërkohë, në të gjitha reagimet e tij, Rama e ka cilësuar si turp protestën e qytetarëve, pasi sipas tij në asnjë vend tjetër nuk po protestohet për pasojat e luftës në Ukrainë. g.v/abcnews.al
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...