Argjentinasi Lionel Messi, mund të rikthehet sërish te Barcelona, sipas raportimeve të fundit. Padyshim se ky do të ishte një rikthim i madh, nëse do të ndodhë.
Sulmuesi argjentinas nuk ka arritur assesi të ambientohet te Paris Saint-Germain, duke qenë larg formës që kishte te BarçaMessi – Barça, nisin kontaktet për rikthimin e madh të Leos në “Camp Nou”.
Pas eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve, kanë filluar të rriten zërat se Messi mund të largohet nga “Parc des Princes”.
Sikur të mos mjaftonin këto, sot 34-vjeçari u vërshëllye nga tifozët e Parisit në ndeshjen ndaj Bordeaux.
Tashmë raportohet se ka diçka konkrete rreth largimit të mundshëm të shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” nga PSG-ja.
Sipas gazetarit spanjoll, Gerard Romero, babai i Lionel Messit, Jorge, i cili njëherit është edhe menaxher i tij, ka kontaktuar Barcelonën para disa ditësh për të diskutuar rreth një rikthimi të mundshëm të Leos në “Camp Nou”.
Tani për tani duket e vështirë që kjo lëvizje të realizohet, duke marrë parasysh gjendjen financiare të Barcelonës dhe pagën e lartë që Messi ka.
Mbetet të shihet nëse do të ketë “sakrifica” nga palët dhe rikthimi i madh i legjendës të ndodhë.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...