Këngëtarja e njohur, Enca ka kohë që nuk është aktive me koncert dhe mbrëmje muzikore.
Por, këtë kohë pauze ajo po e shijon pafund duke kaluar pushime luksoze në vende dhe kontinente të ndryshme.
Ditë më parë këngëtarja nga Shqipëri udhëtoi drejt Dubait, ku edhe nuk munguan imazhet atraktive në bikini, të cilat i solli për miliona fansa në llogarinë e saj të Instagramit.
Ndërsa, sot (e shtunë) Enca ka zbuluar se pas Dubait destiancioni i radhës është Afrika, teksa ndau pamje mahnitëse nga plazhet me pamje përrallore.
“Mirëmëngjesi nga Afrika”, ka shkruar këngëtarja me të arritur në vendin e ri të pushimeve.
Ndryshe, kujtojmë që kënga e fundit e Encës mban titullin “Suavele” që e solli në korrik të vitit të kaluar.

Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...