Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në adresimin e tij të fundit përmes një video, u ka bërë thirrje nënave ruse që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në luftë dhe të ushtrojnë vigjilencë për vendndodhjen e tyre.
Në një lutje të pasionuar, ai tha “Dua t’ua them këtë edhe një herë nënave ruse, veçanërisht nënave të rekrutëve. Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një vend të huaj”, transmeton portal arbresh.info
Ai u bëri thirrje atyre që të “mos i besojnë premtimeve se do të dërgohen diku për stërvitje” dhe u kërkoi atyre “të veprojnë menjëherë” nëse ka dyshime se ata po dërgohen për të luftuar në Ukrainë.
Fjalimi vjen pasi Rusia pranoi për herë të parë të mërkurën praninë e rekrutëve në radhët e forcave të saj në Ukrainë – shumë prej të cilëve nuk ishin të trajnuar për betejë – dhe njoftoi se një numër prej tyre ishin zënë rob./bbc/arbresh.info/
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...
Ukraina godet Rusinë, mbi 140 dronë në sulm ndaj Shën Peters...
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...
Tensionet Izrael–Liban përshkallëzohen, sulmi ajror lë tre t...