Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës kundër të pandehurit Sh.H për veprat penale: blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273, paragrafi 1 dhe 2 lidhur me nenin 281, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të kryera në vazhdimësi, lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale të kontrabandimit të migrantëve nga neni 170, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, gjithashtu, të kryera në vazhdimësi, lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është pajtuar që ky rast të transferohet nga Republika e Sllovenisë, pas arrestimit të të pandehurit Sh.H, i cili nga viti 2017 ka qenë i kërkuar nga Interpoli. Veprat penale i ka kryer si anëtar i një grupit kriminal, ndërsa te gjithë anëtarët e tjerë janë gjykuar dhe dënuar në Slloveni. Grupi ka vepruar kryesisht në territorin e Sllovenisë., thuhet në njoftim./arbresh.info/
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave