Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka njoftuar sot se Mali i Zi ka lehtësuar masat anti-Covid për hyrjet në vend.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Ministria e Jashtme ka shtuar se nga sot, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht në Mal të Zi, pa qenë nevoja të paraqesin në kufi certifikatë vaksinimi apo çfarëdo testi lidhur me COVID- 19.
Ministria ka publikuar gjithashtu një link ku qytetarët mund të konsultohen për të gjitha udhëtimet jashtë vendit.
Ndërkohë, Shqipëria vazhdon të mbajë në fuqi masën për paraqitjen e testit RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë, për hyrjet në vend. /arbresh.info/
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë
Inskenoi grabitje për të përvetësuar 1400 euro, arrestohet i...
Google prezanton Pixel 10a
Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në syfyr për të qëndru...
Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në ...
Ushqimet që duhet të shmangni kur jeni të sëmurë