Sting këndoi hitin e tij të vjetër të vitit 1987 “Russians” në Instagramin e tij për të mbështetur Ukrainën e pushtuar.
“Këtë këngë e kam kënduar shumë rrallë , sepse nuk e kam menduar se do të jetë më aktuale. Por pas vendimit gjakatar dhe shumë të gabuar të një njeriu për të sulmuar fqinjin e tij që nuk e rrezikon, kjo këngë është sikurse dikur një lutje për njerëzimin”, tha Sting, transmeton portal arbresh.info
Ai ka theksuar se këtë ia dedikon të gjithë ukrainasve të guximshëm që po luftojnë kundër agresionit, por edhe rusëve që po protestojnë kundër këtij akti pavarësisht kërcënimeve të shumta me arrestim dhe burgim.
“Ne, të gjithë ne, i duam fëmijët tanë. Ndaloni luftën,” tha Sting, i cili më pas shpjegoi se si mund të ndihmohen njerëzit nga Ukraina.
Sting do të mbajë koncert me 2 tetor në Sarajevë, për ditëlindjen e tij.
https://www.instagram.com/p/CavQo-xF4xp/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4d15a67d-51ca-4bc2-96a2-34488fbdb822
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?