Presidenti i Francës, Emmanual Macron i kërkoi homologut rus, Vladimir Putin të sigurojë mbrojtjen e vendeve bërthamore të Ukrainës.
Një zyrtar nga zyra e Macronit tha se presidenti francez i kërkoi Putinit t’i jepte fund operacioneve ushtarake të Rusisë në Ukrainë gjatë një telefonate të sotme që zgjati gati dy orë, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Putin i tha Macronit se ishte dakord për bisedimet midis Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Ukrainës dhe Rusisë.
Macron ka qëndruar në kontakt të rregullt me Putinin, i cili më parë i tha presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, se nuk do të ndalej derisa Kievi të ndalonte luftimet.
Në fillim të kësaj jave, Rusia sulmoi termocentralin më të madh bërthamor të Evropës në qytetin juglindor Enerhodar.
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, të paralajmëronte në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se sulmi pasqyronte një “përshkallëzim të ri të rrezikshëm” dhe mund të kishte çuar lehtësisht në katastrofë. /arbresh.info/
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...