Kanye West ka konfirmuar lidhjen e tij të re me modelen 24-vjeçare, Chaney Jones, të cilën fansat e kanë quajtur “klon” me ish-gruan e tij, Kim Kardashian.
Të dy u fotografuan së bashku në fillim të shkurtit në Malibu, pas së cilës Chaney e quajti veten një “muzë” të Kanyes.
Në atë kohë, Kanye, tani i njohur ligjërisht si Ye, po shihte aktoren e “Uncut Gems”, Julia Fox, e cila gjithashtu e quajti veten si muza e tij, në atë që u shndërrua në një lidhje të publikuar gjerësisht, megjithëse jetëshkurtër.
Ai është fotografuar me Chaney në disa raste gjatë muajit të fundit. Së fundmi, Ye dhe Chaney u panë duke bërë pazar në Bal Harbor, Miami, e disa foto të reja paparacësh të çiftit që fluturuan shpejt nëpër mediat sociale këtë javë.
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin