Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë sot homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, nga ku tha se në këto momente do të dëshironte të kishte pranë bashkëluftëtarët e Adem Jasharit.
“Në këto momente do kishim dëshirë të kemi pranë vetes bashkëluftëtarët e Adem Jasharit – Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Selim Selimin e Jakup Krasniqin, dhe gjithë të tjerët që sot, për fat të keq, nuk janë këtu dhe po e vazhdojnë në një formë tjetër betejën për të vërtetën tonë dhe për historinë tonë, por pa dyshim se mbi gjitha, neve çdo vizitë në Prekaz na shërben për tu frymëzuar dhe për të marrë fuqinë që duhet secili njeri që ka marrë një përgjegjësi publike ta ketë për të bërë punë të mira për vendin”, tha Krasniqi./arbresh.info/
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...