E ftuar në emisionin “Log.” në ABC, juristja dhe aktivistja Mirela Jorgo është shprehur se Rusia nuk po bën një pushtim ndaj Ukrainës por sipas saj po bën pikërisht atë që tha Vladimir Putin, çmilitarizimin e këtij shteti.
Juristja ka shtuar se kjo ka ardhur për shkak se NATO ka zgjeruar kufijtë e saj në afërsi të Rusisë duke shkelur kështu sipas saj premtimin që i ishte bërë Mikhail Gorbachev.
“E drejta ndërkombëtare janë parime për të rregulluar marrëdhëniet mes dy shtete. Ndërsa e shtetit është për të rregulluar marrëdhëniet mes individëve dhe shtetit të tyre. Rusia ka hyrë në një konflikt me Ukrainën për një histori të gjatë. Tre rregullat e rata të luftës nga Fancisko di Vitoria, Lufta nuk duhet dashur por zhvillohet nëse është e arsyeshme dhe e domosdoshme. Nuk e justifikoj faktin e situatës por duhet të pasur se çfarë është lufta. Duhet respektuar drejtësia dhe dënuar si sanksion që duhet të jetë proporcional. Pra nëse shohim historinë do kuptojmë pse Putin ka arritur në këtë pikë dhe pse ka filluar të nxjerrë dhëmbët kundër perëndimit” tha Mirela Jorgo.
“Mendoj që është një operacion special dhe jo luftë. Nuk i intereson të pushtoj Kievin. Është faji i Përqendrimit. Ukraina është në lindje të BE. Kufizohet nga Rusia. Gorbachev ju premtua se nuk do kishte forca të NATO në republikat e ish bashkimit të Sovjetikëve.” tha Jorgo./ ABC
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...