Dy persona janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për ndërtimin e paligjshëm të një pallati 7 katësh dhe disa shtesa pa leje në qytetin e Sarandës.
Në kuadër të operacionit të koduar “Heshtja”, është arrestuar shtetasja R. P., 31 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç.
U shpallën në kërkim edhe dy persona të tjerë të identifikuar si: M. A., 30 vjeç, dhe N. J., 26 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë Inspektor në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Sarandë.
Pasi janë siguruar prova ligjore në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të një pallati 7 katesh ende të pa perfunduar por edhe disa shtesa pa leje, në disa pallate në ndërtim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin Nr.21, datë 24.02.2022, ka vendosur për këta dy shtetas, masat e sigurisë në mungesë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Të dy dyshohet se me veprimet/mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zona të ndryshme në qytetin e Sarandës, në bashkëpunim me Kryeinspektoren e IMT R. P., e arrestuar me datë 21.02.2022, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”,
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme./Top Chanel/
Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës
Enrique pasi arriti finalen: Mbrojtja ishte më e mirë se sul...
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...