Protestat kundër pushtimit të Putinit në Ukrainë shpërthyen në të gjithë botën dhe madje arritën në Rusi ndërsa njerëzit talleshin me fotot e presidentit rus që dukej si Adolf Hitler.
Së fundmi, në Shën Petersburg, në qytetin e lindjes së Vladimir Putin janë shkruar grafite “Adolf Putini”, transmeton portal arbresh.info
Një nga protestat më të hershme të njohura ishte jashtë ambasadës së Rusisë në Uashington DC rreth orës 1 të mëngjesit të së enjtes, menjëherë pasi u publikua lajmi se forcat ruse kishin nisur një sulm masiv kundër fqinjit të saj.
Pamjet nga protestat në Times Square në Nju Jork më vonë atë ditë tregojnë qindra demonstrues që mbajnë një version më të madh të flamurit ukrainas, ndërsa të tjerët brohorisnin “Putin larg duar nga Ukraina”.
Edhe në Rusi njerëzit që ishin kundër luftës i bënë të njohura ndjenjat e tyre duke e krahasuar Putinin me Adolf Hitlerin.
Në protestat e fundit në Rusi kundër pushtimit të Ukrainës, janë arrestuar mbi 1 mijë persona./arbresh.info/
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...