Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, pritën sot në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen në emër të qytetarëve të Kosovës për rolin e vazhdueshëm të KFOR-it në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës, raporton arbresh.info.
Ai rikonfirmoi përkushtimin për bashkëpunim të afërt ndërmjet kryeministrit dhe komandantit të KFOR-it, përbrenda mandateve që kanë.

Kryeministri e njoftoi komandantin për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të mbajtur mbrëmë, si dhe konkluzionet nga kjo mbledhje lidhur me bashkëpunimin dhe bashkërendimin sa më të ngushtë me NATO-n, Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë takim u ritheksua gatishmëria e Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) për komunikim, bashkëpunim e bashkërendim të veprimeve për ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës/arbresh.info/
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...