Ministri i ri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly i ka thënë BBC-së dhe mediave të tjera britanike se Mbretëria e Bashkuar po sjell përpara një paketë sanksionesh të paprecedentë dhe të koordinuar.
Sanksionet do të nisnin sot dhe të tjera do të njoftohen me valë në ditët në vijim, transmeton arbresh.info.
Ato do të ishin sanksionet më të mëdha dhe më të rënda që Rusia ka parë ndonjëherë, tha ai për Sky News.
Clevery tha për BBC Breakfast se ukrainasit “duhet ta dinë se Mbretëria e Bashkuar qëndron me ta”.
Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të ofronte “ndihmë të drejtpërdrejtë” për Ukrainën në mbrojtjen e vendit të tyre.
“Kjo është planifikuar prej kohësh nga Vladimir Putin. Ky është një pushtim dhe është krejtësisht i paprovokuar dhe i pajustifikuar”, tha ai./arbresh.info/
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë