Sot në Ankara, në kryesimin e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, dhe homologut të tij turk, Faruk Kaymakçı, u realizuan Konsultimet Politike në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë.
Këto janë konsultimet e para të mbajtura të dy ministrive që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve.
Takimi në fjalë u realizua në një frymë pozitive ku u trajtuan marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi e koordinimi në çështjet rajonale, si dhe trajtimi i procesit integrues të dy vendeve në Bashkimin Evropian./arbresh.info/

Kurti e kap tabllën e filxhanit në emision: Kosova është pak...
Ky është teksti që familja e Vuçiqit donte ta hiqte me çdo k...
Gresa Bakraqi e argjendtë në Kampionatin Evropian të shtetev...
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore