Skiatorja norvegjeze Therese Johaug fitoi medaljen e artë në Pekin 2022 në garën individuale 30 kilometra stil i lirë.
Sportistja 33-vjeçare tregoi qëndrueshmëri dhe disiplinë gjatë garës, e fitoi medaljen e tretë të artë në Olimpiadën Dimërore.
Në vend të dytë në këtë garë doli amerikania Xhesi Digins me 1:43.3 pas norvegjezes. Në fund të garës, sportistja e SHBA pati nevojë për ndihmë si pasojë e të ftohtit dhe lodhjes së madhe.
Ndërsa medaljen e bronzit e fitoi finlandezja Kertu Niskanen. Johaug e mbylli karrierën e saj olimpike me një sukses të madh, ndërkohë që i dhuroi atdheut medaljen e 16 në këto Lojëra Olimpike Dimërore, duke vendosur një rekord krahasuar me shtetet e tjera.
Gara u shty për tri orë e gjysmë si pasojë e erërave të forta, por pavarësisht kushteve të vështira, norvegjezja ishte e pandalshme. /TV.Klan/
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu