Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka dënuar dhe e ka quajtur si të papranueshëm aktin e të rinjve të cilët kanë larguar flamurin e Turqisë nga shtyllat në Prizren.
Ai ka thënë se të arrestuarit do të procedohen sipas legjislacionit në fuqi karshi shkeljes së shkaktuar.
Sveçla më tej ka theksuar se veprime të tilla dëmtojnë rëndë vlerat tona si shtet në të cilin mbizotëron bashkëjetesa dhe toleranca ndëretnike.
“I papranueshëm veprimi i disa të rinjve të cilët kanë larguar flamurin e shtetit turk nga shtyllat në qytetin e Prizrenit. Policia e Kosovës ka reaguar me kohë duke i arrestuar të njejtit të cilët do të procedohen sipas legjislacionit në fuqi karshi shkeljes së shkaktuar. Veprimet e tilla dëmtojnë rëndë vlerat tona si shtet në të cilin mbizotëron bashkëjetesa dhe toleranca ndëretnike”, ka shkruar Sveçla./arbresh.info/

Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...