Në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit mars, Federata e Futbollit e Kosovës ka aranzhuar ndeshje miqësore ndërmjet Kosovës e Burkina Fasos. Takimi me Burkina Fason do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë.
Kombëtarja e Burkina Fasos pak ditë më parë arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe aktualisht renditet në vendin e 56-të në ranglistën e FIFA-s, prandaj çmohet si një kundërshtare mjaft e fortë për ekipin tonë kombëtar.
Kosova ka luajtur kundër Burkina Fasos miqësore edhe në mars të vitit 2018-të dhe atë takim kombëtarja jonë e kishte fituar me rezultat 2:0.
Përveç se me Burkina Fason, Kombëtarja A do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore, atë me Zvicrën që zhvillohet në Zurich me 29 mars./Arbresh.info
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë
Të paktën 73 persona u vranë në përpjekje për ta kapur “El M...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Dialogu Kosovë–Serbi, Vuçiq takohet sot me Sorensen