Sipas raportit të policisë në 24 orët e fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje, shkruan arbresh.info.
Në gjashtë nga këto raste viktimat kanë qenë femra.
Rastet në raportin e PK-së:
Graqanicë, 17.02.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gllogoc, 17.02.2022 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë, 17.02.2022 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren 17.02.2022 – 00:30. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasoj, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Suharekë 15.02.2022 – 14:00. Më 17.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Istog, 17.02.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës se tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pejë, 06.01.2022 – 17:07. Është arrit të arrestohet e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta në vazhdimësi ka ushtuar dhunë ndaj nënës së saj viktimës femër kosovare. Me vendim te prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...