Holanda ka paralajmëruar se nga e premtja planifikon shfuqizimin e shumicës së masave anti-Covid.
Stadiumet e futbollit, teatrot, kinematë dhe restorantet nga e premtja sërish do të mund të presin mysafirë pothuajse pa kufizime, e gjithashtu do të mund të qëndrojnë të hapur deri në ora 1 pasmesnate e jo deri në 22:00 sa është aktualisht, shkruan AFP transmeton arbresh.info
“Vendi sërish do të hapet. Duke marrë parasysh zvogëlimin e numrit të infektuarve, kemi arsye për optimizëm. Por duhet të jemi real. Coronavirusi nuk është zhdukur”, tha ministri holandez i Shëndetësisë Ernst Kuipers.
Tutje ministri u bëri thirrje qytetarëve që akoma të jenë të kujdesshëm.
Shfuqizimi i masave do të duhej të realizohej në dy faza. Pas fazës së parë që fillon të premten, më 25 shkurt do të realizohet edhe e dyta. /arbresh.info/
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së