Monika Lubonja ishte e eliminuara e fundit nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Mbrëmjen e sotme, ishte e ftuar në finalen e “Fun Club”, ku foli shumë e emocionuar për eksperiencën e kaluar.
Monika zbuloi se natën e parë jashtë shtëpisë e kishte kaluar në shtëpinë e saj me të bijën, Tean, e cila kishte ardhur nga Gjermania dhe nënën e saj. Pavarësisht se i kishte dhënë fjalën këngëtares, Fifi, aktorja tha se nuk e refuzoj dot vajzën.
“Nuk arrita dot, nuk mund të gënjej. Fifi kishte ardhur të më merrte. Emocion i pafund, kemi bërë pak bisedë. Por kur kam parë Tean që kishte ardhur nga Gjermania, u habita kur e pashë se mendova mos kishte ndodhur diçka shumë e madhe. Edhe mu desh të flija me të. Plus që mamaja ime kishte katër muaj pa më parë dhe ishte e rënduar nga ana emocionale”, u shpreh ndër të tjera Monika.
Finalja e “Big Brother VIP” është ditën e premte dhe për të fituar çmimin e madhe janë në lojë Iliri, Donaldi, Beniada dhe Einxhel./noa/
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...