Qeveria e Holandës ka këshilluar qytetarët e saj që të largohen sa më shpejt nga Ukraina për shkak të kërcënimit të sigurisë, dhe një udhëzim i tillë, tashmë i lëshuar nga Shtetet e Bashkuara, është lëshuar edhe nga qeveria japoneze.
SHBA dërgon 3 mijë trupa shtesë në Poloni
Holanda do të zhvendosë misionin e saj diplomatik nga Kiveni në Lviv, në Ukrainën perëndimore, ka njoftuar BNR, duke cituar ambasadorin holandez në Ukrainë.
Ministria e Jashtme japoneze u bëri thirrje qytetarëve të saj në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi. Në Ukrainë jetojnë rreth 150 japonezë.
Blinken: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo kohë, edhe gjatë Lojërave Olimpike
Rusia ka vendosur më shumë se 100 mijë trupa përgjatë kufirit me Ukrainën, duke rritur kështu frikën për fillimin e luftës.
Kriza në Ukrainë: Putin dhe Biden do të bisedojnë të shtunën
Një thirrje për qytetarët e tij që të largohen “menjëherë” nga Ukraina u lëshua nga presidenti amerikan Joe Biden të enjten dhe Sekretari i tij i Shtetit Antony Blinken tha më herët të premten se Rusia kishte dërguar më shumë trupa në kufirin e saj me Ukrainën dhe mund të nisë pushtimin brenda ditësh.
Moska ka hedhur poshtë akuzat se po përgatit nëj pushtim./arbresh.info/
Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Rea...
Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në UP pranohet në K...
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë