Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se njohja e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania është lehtësim i jetës dhe veprimtarive të kosovarëve që jetojnë atje
Sveçla ka shkruar se kjo vjen si rezultat i angazhimit të madh të ekipeve si dhe kërkesave të shpeshta të kosovarëve që jetojnë në Gjermani.
“Një lajm i mirë për Kosovën dhe qytetarët tanë në Gjermani. Në mbledhjen e Bundesratit Gjerman, sot është votuar njohja e ndërsjellë e patent shoferëve mes Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës. Ky sukses është rezultat i një angazhimi të madh të ekipeve tona, të cilët gjej rastin ti falënderoj për punën e tyre të palodhshme si dhe kërkesa më e shpeshtë e qytetarëve tanë kudo nga Gjermania. Që nga marrja e detyrës kemi punuar intensivisht që ky proces të përfundojë suksesshëm dhe sa më parë”, ka shkruar Sveçla./arbresh.info/
Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...