Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka pranuar 100 jelekë antiplumba donacion nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Përveç jelekëve, SHKK ka pranuar edhe 21 copë bllokada të këmbës, 21-copë Fatrolla të bllokadave të këmbës, 40-copë çelësa të bllokadave të këmbës, të cilat do të përdoren për nevojat e Njësisë për Përcjelljen e të Burgosurve, shkruan arbresh.info.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me INL nga Ambasadën Amerikane në Prishtinë, në veçanti me Programin e ICITAP-it, ka pranuar donacion 100-copë Jelek Antiplumbë, 21-copë Bllokada të këmbës (Transport Leg Brace Kit), 21-copë Fatrolla të bllokadave të këmbës, 40-copë çelësa të bllokadave të këmbës, të cilat do të përdoren për nevojat e Njësisë për Përcjelljen e të Burgosurve”, njofton SHKK.
Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në transportimin e të burgosurve, sigurisë brenda institucioneve korrektuese, si dhe përmirësimin e kushteve të punës.
ICITAP dhe INL me donacionet e tyre po vazhdojnë të mbështesin avancimin e SHKK-së në të gjitha fushat, e veçanërisht në atë të sigurisë./arbresh.info/
Osmani priti delegacionin nga Emiratet e Bashkuara
Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale pë...
Sulm në një shkollë në Londër, goditen me thikë dy të mitur
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...