Real Madrid ka shënuar fitore në shtëpi me vështirësi ndaj Granadas.
“Los Blancos” arritën të fitojnë me rezultat minimal 1 – 0, pavarësisht që dominuan në tërë ndeshjen, shkruan lajmi.net.
Reali ishte më kërkues qysh nga minuta e parë, mirëpo nuk ia dolën t’i finalizojnë aksionet e shumta.
Ishte sulmuesi Marco Asensio që realizoi një supergol nga distanca për t’i dhënë epërsinë, njëkohësisht fitoren gjigantit madrilen.
Granada gjithashtu provoi me disa kundëraksione, derisa plotë 80 minuta i zhvilloi edhe ylli shqiptar, Mryto Uzuni.
Me këtë fitore, Reali ‘blindon’ kreun me 53 pikë, gjashtë më shumë se pozita e dytë që është Sevilla, derisa Granada renditët në pozitën e 16-të me 24 sosh.
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...