Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj RB Leipzig në javën e 21-të në Bundesliga me rezultat 3-2.
Ndeshja ishte e bukur me asnjërën skuadër që nuk arriti të krijojë epërsi solide gjatë ndeshjes.
Të parët në epërsi kaluan bavarezët me golin e Thomas Muller në minutën e 12-të.
Por RB Leipzig barazuan në minutën e 23-të me Andre Silvan i cili shënoi për 1-1.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Robert Leëandoëski i cili shënoi për 2-1.
RB Leipzig e nisi më mirë pjesën e dytë kur arritën të shënonin në minutën e 53-të me Christopher Nkunku i cili përfitoi nga asistimi i Konrad Laimer.
Pas vetëm pesë minutash Bayern ktheu epërsinë sërish, kur Josko Gvardiol shënoi në portën e tij për 3-2.
Deri në fund edhe pse kishte raste, rrjetat mbetet të paprekura, duke bërë që Bayern të marr fitoren e radhës që e dërgon në kuotën e 52 pikëve, nëntë më shumë se Borussia Dortmund.
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?