Mëngjesin e sotëm, forcat speciale amerikane kanë kryer një operacion për të cilin Pentagoni tha se ishte bastisje kundër terrorizmit në verilindje të Sirisë.
Pjesëtarët e ekipeve emergjente, që shkuan në vendin e ngjarjes, raportuan për 13 persona të vrarë, përfshirë gjashtë fëmijë dhe katër gra, shkruan Associated Press, transmeton arbresh.info
Operacioni, për të cilin banorët thanë se zgjati më shumë se dy orë, e “shkundi” fshatin Atmeh, afër kufirit me Turqinë, ku ka kampe për personat e zhvendosur nga lufta civile e Sirisë.
“Misioni ishte i suksesshëm. Nuk pati pasoja për ShBA-në. Të dhëna shtesë do të jepen, kur të jenë të gatshme”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
Një gazetar i agjencisë “Associated Press” dhe disa banorë thanë se kanë parë pjesë trupash të shpërndara afër vendit të bastisjes, një shtëpi në provincën Idlib, që kontrollohet nga rebelët.
Një zyrtar i inteligjencës irakiane, që ka kontakte me koalicionin e udhëhequr nga ShBA-ja, tha se cak i operacionit ishte një udhëheqës i lartë i militantëve, identiteti i të cilit do të publikohet më vonë nga Shtëpia e Bardhë. / arbresh.info/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...