Qeveria e Kosovës, ka njoftuar se sot do të shqyrtojë masat e reja anti-Covid, raporton arbresh.info.
Gastronomia në vendin tonë aktualisht është duke punuar deri në orë 21:00, dhe për këtë nuk dihet nëse do të ketë ndryshim.
Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës për arbresh.info ka konfirmuar se nuk janë në dijeni nëse do të ndërmerret diçka në këtë drejtim, përpos asaj që propozimet e tyre publike të bëra në lidhje më këtë çështje i kanë shtyrë përpara.
“Jo nuk kemi marr naj info te sakte se çka mund të ndërmerret ose jo. Përpos që i kemi shty përpara propozimet tona publike. Sa merren parasysh në vendim të shohim”, tha Vranica.
Në anën tjetër vetë Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka konfirmuar se masat do të shqyrtohen sot.
Kujtojmë se nga shtatori i vitit të kaluar në Kosovë janë mbyllur sallat e dasmave të natës dhe lokalet e mbrëmjes ndërsa gastronomia aktualisht është duke punuar deri në orën 21:00./arbresh.info/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë