Një konflikt që mund të përfundonte në tragjedi është parandaluar nga forcat e Komisariatit Nr.1 të Policisë Tiranë.
Një 30-vjeçar që tentoi të vriste me armë pronarin e një hoteli në kryeqytet është vënë në pranga. Ai është reperi Ervin Selita, i cili njihet me emrin e artit “Vinz”. Ai kishte shkuar me një 30-vjeçare me iniciale E.D në një hotel në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”.
Konflikti nisi fillimisht pasi recepsionisti nuk e la 30-vjeçarin të hynte në hotel pa i dhënë kartën e identitetit për t’u regjistruar, shkruan Tv Klan.
Më pas në konflikt u përfshi një nga pronarët e hotelit me të cilin vijoi sherri. 30-vjeçari Ervin Selita qëlloi me armë për të vrarë pronarin e hotelit Z.Xhindi, por për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar.
Në ndihmë të reperit 30-vjeçarit shkuan edhe shokët e tij pasi u njoftuan se çfarë kishte ndodhur. Xhuliano Selita 23 vjeç dhe Erjon Mici 26 vjeç fshehën armën e 30-vjeçarit me të cilën qëlloi për të vrarë pronarin e hotelit.
Ervin Selita u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për vrasja me dashje mbetur në tentativë, mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit, shkatërrimi i pronës dhe prishja e qetësisë publike.
Edhe 30-vjeçarja që e shoqëronte atë u arrestua nën akuzën për moskallëzim krimi.
Ndërkohë që shokët e Selitës u shpallën në kërkim për veprat penale përkrahja e autorit të krimit, armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi.
Ligji për KPK-në hyn në fuqi pas 15 ditësh, Haxhiu: Reforma ...
Imzot Bianco emërohet delegat Apostolik për Kosovë
Të hënën deputetët në Shqipëri mblidhen për seancën më të af...
Drejtori i Policisë dhe e ngarkuara me punë në ambasadën e S...
Një muaj paraburgim për të dyshuarit që u arrestuan në Njësi...
Shoqata e Obstetërve e Gjinekologëve reagon pas sulmit ndaj ...