Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e kryetarit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.
Njëra ndër to ishte edhe puna e shtabeve teknike të ekipeve grupmoshave tek femrat.
Aty është vendosur që të mos i vazhdohet kontrata përzgjedhëses Afërdita Fazlija dhe bashkëpuntorëve të saj.
“KE analizoi edhe punën e Shtabeve teknike të Kombëtareve si Kombëtares“A” të femrave, U21, U19 , U17, U15 e femrave”.
“Në këtë drejtim KE mori vendim që përzgjedhëses së Kombëtares “A” të femrave dhe gjithë Shtabit teknik të mos i vazhdohet kontrata-bashkëpunimi”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Afërdita Fazlija është që shumë vite në krye të ekipit A të femrave të Kosovës.
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Veprim i dhunshëm, primitiv e b...
Alarmon avokati i popullit në Shqipëri: Të mbyllen 5 burgje,...
Hoxha: Avancim i projekteve ndërkufitare me Malin e Zi
Merz: Irani duhet të ndalojë së luajturi me kohën
Bojan Jevtiq dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh
Kurti: Kosovës i duhet president konsensual