Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me ambasadoren franceze në Prishtinë, Marie-Christine Butel.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se temë e bisedimit ka qenë trajtimi për ujërat e zeza, mundësitë për sjelljen e ekspertëve të profilive të ndryshme si dhe binjakëzimin e Prishtinës me qytetin Nantes.
“Para pak ditësh, me ambasadoren franceze në Prishtinë, zonjën Marie-Christine Butel, zhvilluam një bisedë të shumanshme, duke trajtuar nevojën e projektit për ujërat e zeza, mundësitë për sjelljen e ekspertëve të profileve të ndryshme, binjakëzimin e Prishtinës me qytetin Nantes, zhvillimin e agroturizmit të zonave rurale të kryeqytetit, si dhe bashkëpunimin në sfera si arti, kultura e sporti”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN
Kurti: Dekada i takon qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje