Juventusi ka konfirmuar se Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur janë larguar në drejtim të Tottenhamit.
Zonja e Vjertër , ka njoftuar fillimisht se Rodrigo Bentancur është larguar nga klubi pas afër pesë vitesh, ku do ta vazhdojë karrierën në Tottenham.
Bentancur do të kalojë për 19 milionë euro tek klubi anglez, ndërsa 6 milionë euro do të jenë bonuse.
Po ashtu klubi ka njoftuar se në të njëjtin klub ka kaluar edhe Dejan Kulusevski.
Tottenham Hotspur e ka marr lojtarin në huazim deri më 30 qershor 2023, që do të kushtojë 10 milionë euro.
Shuma e rënë dakord për shitjen përfundimtare është 35 milionë euro, e pagueshme në pesë vjet.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit