Manchester United thuhet se nuk do t’i sigurojë Mason Greenwood këshillat ligjore pasi ai e kaloi natën në një qeli burgu.
“Djajtë e Kuq” e kanë pezulluar Greenwood nga ndeshjet dhe seancat stërvitore të klubit, pas akuzave të rënda të cilat u shfaqën të dielën.
Reprezentuesi anglez ka qenë një lojtar kyç për Manchester United në dy vitet e fundit, por karriera e tij në Old Trafford tani mund të jetë në dyshim serioz pasi duket se ata nuk po i ofrojnë mbështetje gjatë procedurave aktuale.
Greenwood është lënë të organizojë vetë përfaqësimin ligjor, ndërsa përgatitet të flasë me policinë për akuzat e forta të bëra nga ish e dashura e tij, Harriet Robson në rrjetet sociale.
Marrëveshjet e 20-vjeçarit me Nike mund të jenë gjithashtu në dyshim, pasi ata lëshuan një deklaratë të dielën duke thënë: “Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga akuzat shqetësuese dhe do të vazhdojmë të mintorojmë nga afër situatën”.
Greeëood doli përmes akademisë së United përpara se të hynte në ekipin e parë disa vite më parë, po klubi tani ka deklaruar se ai nuk do të përfshihet në ndeshje apo stërvitje deri në njoftimin e dytë./Arbresh.info
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...